Ballina

“Policia të zbardhë rrethanat”- Haradinaj shkruan për aksidentin me tri viktima në Liqenin e Badovcit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkruar lidhur me vdekjen e tre personave në Liqenin e Badovcit mbrëmjen e së shtunës.

Haradinaj me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se kërkon nga policia që të zbardhë rrethanat e rastit.

“Humbja e jetës së tre qytetarëve në Liqenin e Badovcit është një lajm i trishtë. Kërkojmë që Policia të zbardhë rrethanat e këtij rasti.

Ndajmë dhembjen me familjet që humbën të dashurit e tyre. Zoti i forcoftë në këto momente shumë të vështira për ta”, shkruan ai në ‘Facebook’. 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button