Ndalen punimet në një objekt ndërtimi në Pejë, inspektorati konstaton parregullsi

Inspektorati i Punës ka ndaluar punimet në një objekt ndërtimi në komunën e Pejës, pas evidentimit të parregullsive dhe mungesës së masave të nevojshme për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Sipas njoftimit të Inspektoratit, vendimi është marrë gjatë inspektimeve në terren, ku janë konstatuar mangësi në zbatimin e masave për mbrojtjen e punëtorëve.


Punimet në këtë objekt do të mbeten të ndaluara deri në eliminimin e të gjitha parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.

Artikuj të tjerë

Back to top button