Arben Gashi: Korrupsioni po gërryen besimin e qytetarëve

Arben Gashi ka ngritur shqetësimin për gjendjen politike dhe shoqërore në Kosovë, duke theksuar se korrupsioni, retorika nacionaliste dhe përçarjet e brendshme janë faktorë që historikisht kanë çuar në rënien e shteteve dhe perandorive, raporton TandemPress.
Sipas tij, korrupsioni po dëmton besimin e qytetarëve, ndërsa nacionalizmi po përdoret për të shmangur llogaridhënien.
Gashi vlerësoi se Kosova ka nevojë për institucione të forta, lidership bashkues dhe më shumë përkushtim ndaj interesit të përbashkët.



