Arratiset gjatë trajtimit mjekësor, i ndaluari zhduket nga mbikëqyrja policore

Një person i privuar nga liria është arratisur gjatë trajtimit mjekësor, pasi ishte dërguar nga Qendra e Mbajtjes në Suharekë për të marrë ndihmë shëndetësore.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 20 korrik 2026, rreth orës 11:37. I dyshuari, mashkull kosovar, është larguar në drejtim të panjohur derisa po merrte trajtim mjekësor.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, me konsultimin e të cilit është iniciuar rasti “Arratisje e personit të privuar nga liria”.

Policia ka nisur hetimet dhe po punon për lokalizimin dhe kapjen e të arratisurit.

Artikuj të tjerë

Back to top button