Policia e Kosovës njofton qytetarët se email-i i derguar në emrit të Drejtorit të Policisë është mashtrim

Nga informacionet që ka pranuar Policia e Kosovës sot (22.07.2026), ka pasur njoftime se në disa adresa elektronike ka shkuar një shkresë (e-mail) jozyrtar dhe i rrejshëm kinse nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.
Përmbajtja e e-mail-it – shkresës së rrejshme: “Me këtë rast, na duhet përgjigja juaj urgjente ndaj Urdhrit të Gjykatës së pretenduar të bashkangjitur kundër jush’’ dhe në bashkëngjitje ka një shkresë tjetër e cila po ashtu është false.
Policia e Kosovës është duke e trajtuar nga është duke ardhur kjo shkresë, kurse ne kërkojmë nga qytetarët që e njëjta të injorohet dhe të mos hapet fare sepse është shkresë me përmbajte mashtruese.
“Policia e Kosovës, ashtu siç ka njoftuar edhe më parë lidhur me mesazhet mashtruese, njofton sërish qytetarët se:
Ky mesazh nuk është zyrtar!
Mos klikoni në linqe të dyshimta.
Mos jepni të dhëna bankare apo personale.
Mos hapni faqe që kërkojnë pagesa përmes SMS-ve.
Lajmrojeni Policinë e Kosovës per çdo rast mashtrimi
Qëndroni të kujdesshëm ndaj mashtrimeve online”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.



