Ballina

Aksident me fatalitet në Klinë, vdes një person

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Volljakë të Klinës, ku sipas policisë, fillimisht në Qendrën Mjekësore Familjare ka kërkuar ndihmë mjekësore një person i lënduar, i cili ka njoftuar se kishte qenë i përfshirë në një aksident.

Në vendin e aksidentit është konstatuar vdekja e një personi të gjetur në veturë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Një i lënduar është paraqitur në QMF në Volljakë të Klinës mëngjesin e sotëm. Mjeku kujdestar ka njoftuar policinë se personi i lënduar ka raportuar se ka qenë i përfshirë në një aksident. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe mjeku kujdestar, ku i njëjti ka konstatuar vdekjen e  një personi të gjetur në veturë. I lënduari pas trajtimit në Emergjencën e Pejës, është liruar për në shtëpi”, tha Gashi.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button