Shkuan për mbledhje të boronicave, qytetari kishte hasur një mjet të dyshimtë (raketë) në Malet e Sharrit

Një qytetar ka raportuar se gjatë mbledhjes së boronicave në Malet e Sharrit, në zonën e Ujit të Kaçanikut, afër Majës së Lubotenit, ka hasur në një mjet të dyshimtë që, sipas tij, dyshohet të jetë raketë e pashpërthyer.

Qytetari deklaroi se menjëherë kanë njoftuar Policinë e Kosovës, por pasi sipas tij, është hapësirë shumë e qarkullueshme dhe përmban rrezik.

Dje, duke u mbledhë boronicat në Malet e Sharrit, në zonën që quhet Uji i Kaçanikut, kam has në një mjet të dyshimtë. Nuk e kem ditë se çfarë ishte, por pasi e pastruam nga dheu, e kuptuam se ishte një raketë, njoftuam Policinë, por na u tha se nuk mund të vinin për shkak të terrenit të papërshtatshëm, shtoi ai.

Policia e Kosovës rajoni Ferizajit shton se, janë njoftuar KFOR-i dhe Forca e Sigurisë së Kosovës për trajtimin e mëtejmë të rastit” tha zëdhënësi i Policisë, Kanun Veseli.

Nderkaq rasti mbetet nën hetim nga FSK, së bashku me Policinë e Kosovës.

Artikuj të tjerë

Back to top button