
Një person është arrestuar në Podujevë, nën dyshimin se ka goditur me veturë një qytetar.
Rasti ka ndodhur më 11 nëntor 2026, rreth orës 21:10, në rrugën “Ilir Konushevci”.
Si pasojë e goditjes, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. I dyshuari është intervistuar nga policia dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka goditur me veturë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.


