
Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Ferizaj ka zhvilluar të martën një aksion në kuadër të luftimit të shmangies së tatimit, informalitetit dhe shkeljeve të tjera që lidhen me marrëdhëniet e punës.
Gjatë kontrolleve, të cilat janë zhvilluar nga ora 09:20 deri në 15:30, janë inspektuar 32 auto-parkingje në qytetin e Ferizajt.
Autoritetet bëjnë të ditur se gjatë inspektimeve janë evidentuar shkelje të ndryshme nga disa pronarë biznesesh.
Sipas njoftimit të Policisë, aksioni është realizuar me autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me institucionet e tjera ligjzbatuese.
Gjatë kontrolleve, të cilat janë zhvilluar nga ora 09:20 deri në 15:30, janë inspektuar 32 auto-parkingje në qytetin e Ferizajt. Autoritetet bëjnë të ditur se gjatë inspektimeve janë evidentuar shkelje të ndryshme nga disa pronarë biznesesh.
Për të gjitha gjetjet janë përpiluar procesverbale, ndërsa institucionet kanë njoftuar se në vazhdim do të ndërmerren veprimet procedurale në përputhje me kompetencat dhe legjislacionin në fuqi.



