Dorëhiqet Liburn Aliu nga drejtimi i Portit të Durrësit

Liburn Aliu është larguar nga posti i drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit, pas dorëheqjes së tij nga kjo detyrë.

Siç raporton portali shqiptar Lapsi.al, në vend të Aliut është komanduar Andrea Shllaku, i cili më parë ka ushtruar detyrën e zëvendësdrejtorit të këtij institucioni.

Shllaku ka mbajtur gjithashtu postin e zëvendësministrit të Mbrojtjes në Shqipëri, ndërsa Lapsi.al e përshkruan si person të afërt me Pirro Vengun.

Liburn Aliu është ish-ministër në Qeverinë e Kosovës, ku ka shërbyer në kabinetin e kryeministrit Albin Kurti, përpara angazhimit të tij në drejtimin e Autoritetit Portual të Durrësit.

Artikuj të tjerë

Back to top button