Tragjedia e rënies së vinçit në Prishtinë: I lenduari tjetër po merr trajtim në mjekimin intensiv në QKUK

Drejtori i Mjekimit Intensiv Qendror, Shaqir Uka, ka dhënë detaje për lidhur me gjendjen shëndetësore të 18-vjeçarit i cili u lëndua dje në një vendpunishte në Prishtinë si pasojë e rënies së vinçit.

“Pas konsultimeve dhe ekzaminimeve mjekësore të bëra, dje rreth orës 22:00 është sjellur në Njësinë e Mjekimit Intensiv. Ka pasur lëndimeve në regjionin e organeve, ka pasur lëndime të rënda andaj edhe e kanë sjellë këtu”, deklaroi Uka.

“Aktualisht parametrat vitale janë stabile. Ai vazhdon të marrë tretman mjekësor dhe të monitorohet nga ekipet mjekësore”, deklaroi ai.

Gjatë ditës së djeshme, një punëtor i moshës 26-vjeçare e ka humbur jetën.

Kjo ngjarje pos që ka tronditur opinionin, ka ngjallur reagime të ashpra duke vënë theks tek siguria e punëtorëve, veçanërisht në ndërtimtari.

Artikuj të tjerë

Back to top button