Zjarr në një fabrikë në Gjakovë: Policia po heton rastin

Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë rajonale të Gjakovës, konfirmon se sot rreth orës 16:10, është pranuar informata se fabrika “Daija Metal” në fshatin Osek Hilë, në Gjakovë, është përfshirë nga zjarri.

Krasniqi tha se njësitet relevante policore janë përgjigjur menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Zjarri është lokalizuar dhe është shuar. Si pasojë e zjarrit nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, tha Krasniqi.

Sipas saj, rasti është në fazën fillestare të hetimeve dhe është duke u trajtuar nga Njësia e Hetimeve Rajonale.

Artikuj të tjerë

Back to top button