Aksidenti në fshatin Mrasor të Rahovecit, Konfirmohet nga spitali i Gjakovës: 10 persona janë pranuar në Emergjencë, dy tjerë janë transferuar në QKUK për shkak të gjendjes së rëndë

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës, ka dalë me njoftim në lidhje me me aksidentin që ndodhi në rrugën magjistrale Gjakovë–Klinë, në fshatin Mrasor.

Spitali ka treguar se kanë pranuar fillimisht 10 persona për ekzamenim mjekësor.

Prej tyre 2 janë transferuar në QKUK, 5 janë pranuar Repartin e Ortopedisë, në në Repartin e Kirurgjisë, 1 në repartin e Gjinekologjisë ( paciente shtatzëne) dhe një është liruar për trajtim në shtëpi

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 19:10, në Repartin e Emergjencës të Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës janë pranuar 10 persona të lënduar nga aksidenti i trafikut që ka ndodhur në fshatin Mrasor.

Pas ekzaminimit dhe trajtimit fillestar, pacientët janë sistemuar si vijon:

  • Gjithsej të pranuar në Repartin e Emergjencës: 10 persona
  • Të transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejmë: 2 pacientë
  • Të pranuar në Repartin e Ortopedisë: 5 pacientë
  • Të pranuar në Repartin e Kirurgjisë: 1 pacient
  • E pranuar në Repartin e Gjinekologjisë (paciente shtatzënë): 1 paciente
  • Të liruar për trajtim në shtëpi: 1 pacient

Të gjithë pacientët kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë trajtuar në përputhje me protokollet mjekësore në fuqi.

Artikuj të tjerë

Back to top button