Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24-orët e fundit në Policinë e Kosovës

Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Tri raste janë raportuar në Gjakovë. Në rastin e parë, një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Ajo ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në rastin e dytë, një i mitur dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij. I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa viktima nuk ka kërkuar tretman mjekësor. Në rastin e tretë, një person është arrestuar nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu, në Gjakovë është raportuar edhe një rast i datës 9 nëntor 2026. I dyshuari është arrestuar, intervistuar nga policia dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, tri raste të tjera janë raportuar në Prishtinë. Në rastin e parë, një person dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj dy fëmijëve të mitur. Nuk raportohet për persona të arrestuar. Në rastin e dytë, një person është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes dhe e ka larguar atë nga shtëpia.

Ndërsa, në rastin e tretë, një i mitur dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij, me ç’rast është dërguar në mbajtje.Rasti i fundit është raportuar në Kamenicë, ku një person është arrestuar nën dyshimin se kishte fyer vajzën e tij.

Artikuj të tjerë

Back to top button