Sot temperaturat deri në 38 gradë Celsius

Kosova do të përfshihet sot nga mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta, sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Sipas njoftimit të IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 32 deri në 38 gradë Celsius.

“Moti parashihet kryesisht me diell dhe i nxehtë. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12°C deri në 18°C, ndërsa maksimalet nga 32°C deri në 38°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja, me shpejtësi 1–6 m/s”, thuhet në njoftim.

Instituti bën të ditur se gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.

Artikuj të tjerë

Back to top button