Dy vetura vidhen në Prishtinë, Policia nis hetimet

Dy vetura janë vjedhur në Prishtinë, në një rast të raportuar të martën pasdite.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 16:00 në rrugën “Lidhja e Pejës”, ku ankuesi ka njoftuar se persona të panjohur i kanë vjedhur dy automjete.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e të dyshuarve.

Artikuj të tjerë

Back to top button