Kjo është lista e kompanive sipas AUV që evidentuan vajin e palmës në qumësht, reagojnë nga institucionet

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të analizave të produkteve të qumështit nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), duke thënë se në disa produkte janë evidentuar shkelje serioze.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka deklaruar se siguria e ushqimit nuk duhet të trajtohet si çështje teknike, por si çështje që lidhet drejtpërdrejt me shëndetin dhe të drejtat e konsumatorëve.

Sipas saj, analizat kanë zbuluar raste ku në produktet e qumështit është përdorur qumësht pluhur, vaj palme dhe hirrë pa u deklaruar në etiketë, ndërsa është përdorur edhe ujë i destinuar për ujitje gjatë procesit të prodhimit.

“Kur qytetari paguan për qumësht dhe merr diçka tjetër, ai është mashtruar. Kur në prodhimin e ushqimit përdoret ujë i papërshtatshëm, nuk flasim më vetëm për etiketë, flasim për shëndetin e qytetarëve”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka ngritur shqetësime edhe për faktin se industria e qumështit përfiton mbështetje nga shteti përmes subvencioneve dhe lehtësirave të ndryshme.“Kjo bëhet edhe më e rëndë kur kemi parasysh se kjo industri merr mbështetje nga shteti, subvencione, lehtësira dhe para publike. Pra merr nga qytetari përmes shtetit dhe pastaj po atij i shet një produkt që nuk përputhet me deklarimin dhe rrezikon shëndetin e tij”, ka deklaruar ajo.

Haxhiu ka thënë se në këtë situatë janë dëmtuar edhe fermerët, të cilët sipas saj e kanë dorëzuar qumështin pa shtesa apo zëvendësime, ndërsa vonesat në pagesa kanë qenë të vazhdueshme.“Fermeri e ka dorëzuar qumështin ashtu siç është, pa shtesa dhe pa zëvendësime, dhe pastaj ka pritur gjatë për t’u paguar. Ndërkohë ata që e zëvendësuan përmbajtjen me përbërës të lirë e mbajtën çmimin të njëjtë dhe e rritën fitimin”, ka shkruar ajo.

Sipas ushtrueses së detyrës së Presidentes, përgjegjësit duhet të përballen me masa konkrete, duke kërkuar tërheqjen nga tregu të produkteve me shkelje kritike dhe pezullimin e veprimtarive që operojnë pa autorizim.
“Produktet me shkelje kritike duhet të tërhiqen nga tregu. Veprimtaria pa autorizim duhet të suspendohet, kushdo qofshin ata. Nëse ka elemente të veprës penale, çështja duhet t’i kalojë prokurorisë” , ka deklaruar Haxhiu.

Ajo ka kërkuar që kontrollet të zgjerohen edhe në sektorë të tjerë të industrisë ushqimore, duke theksuar se konsumatori duhet të ketë siguri për atë që konsumon.“Qytetarët duhet të hanë dhe të pinë atë për të cilën paguajnë”, ka përfunduar Haxhiu.

Reagimi i saj vjen pas publikimit të AUV-it për rezultatet e kontrolleve dhe analizave laboratorike ndaj disa operatorëve të industrisë së qumështit, ku janë evidentuar produkte që dyshohet se nuk përputhen me deklarimin e tyre në etiketë.Analizat e kryera nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në mostrat e marra gjatë periudhës prill–korrik 2026 nga inspektorët veterinarë dhe fitosanitarë kanë nxjerrë në pah shkelje të theksuara të rregullave të etiketimit dhe standardeve të sigurisë ushqimore në treg. Nga testimet laboratorike të bëra mbi një varg produktesh të qumështit dhe nënprodukteve të tij — si djathë, gjizë, ajkë, krem pite, kos dhe margarinë — është detektuar prania e vajit të palmës dhe yndyrave bimore të cilat nuk kanë qenë të deklaruara në paketimin e produktit.Më poshtë është lista e plotë e kompanive, që sipas AUV-it kanë përdorur vaj palme dhe yndyra bimore, gjë të cilën nuk e kanë deklaruar në etiketë.

Golaj sh.p.k
AldiABI Sh.p.k.
Abrazen (VITA)
Ajka Sh.p.k.
AnorBEST BTBylmeti
Dauti
Delfini
Elkos
Korabi Purato
Grandi
Natyra G
KorabiMagic IceTeos Sh.p.k
Drena Sh.p.k.
Piko Kosova
Proex, Viva Fresh, Visioni, Teos sh.p.k Anor, Piko Kosova, dhe BestBT.

Artikuj të tjerë

Back to top button