
Një person është gjetur pa shenja jete në tarracën e një shtëpie në rrugën “Vëllezërit Dalamani” në Pejë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 09:35, policia është njoftuar se në rrugën ‘Vëllezërit Dalamani’, në Pejë, nga familjari i tij është gjetur në tarracën e shtëpisë një person pa shenja jete. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, gjithashtu edhe ekipi mjekësor, nga të cilët është konstatuar vdekja e viktimës”, ka deklaruar Rugova.
Sipas tij, për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Ndërkaq, rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”



