Tragjedi në Gjermani: Po ktheheshin nga Kosova, tre mërgimtarë vdesin në aksident

Tre persona nga Kosova kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident trafiku të ndodhur në Gjermani, teksa po ktheheshin nga Kosova drejt vendit ku jetonin.

Lajmi është bërë i ditur nga një bashkëvendës i viktimave përmes një njoftimi të publikuar në Facebook.

Siç mëson Klani, viktimat janë T.A, G.A dhe L.A nga Komogllava e Ferizajt.

Deri më tani, autoritetet gjermane nuk kanë publikuar detaje zyrtare lidhur me rrethanat e aksidentit fatal.

Artikuj të tjerë

Back to top button