
Të mërkurën në Kosovë do të mbajë mot i vranët, me intervale me diell. Në disa zona, vranësirat pritet të sjellin edhe riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 11 deri në 15 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i juglindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.



