Ballina

Kryeprokurori i kundërpërgjigjet Kurtit: Do luftojmë kundër gjithë atyre që bien ndesh me ligjin, pavarësisht pozitës që kanë

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, i është përgjigjur kryeministrit Kurti, i cili i ka ftuar prokurorët ta intervistojnë në zyrën e tij në Qeveri, raporton Ekonomia Online.

“Do luftojmë kundër gjithë atyre që bien ndesh me ligjin, pa dallim pavarësisht pozitës që kanë”, tha Isufaj në konferencën për media.

Isufaj tha se ligji është i njëjtë për të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë dhe zyrtarët e lartë.

“Çdo person që ftohet ka përgjegjësi të paraqitet”, tha ai.

“Sistemi prokurorial nuk bënë skenar, por punon sipas Kushtetutës”, tha Isufaj.

Kurti nuk i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Prokurorisë Speciale për të dëshmuar në këtë organ të akuzës. Prokurorët, i ka ftuar ta intervistojnë në zyrën e tij në Qeveri.

“Unë guxoj t’ju them s’po vij. Ta shohim tash a guxojnë ata të vijnë”, tha kryeministri mbrëmë në podcastin “Rrjedha” në KTV.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button