
TandemPress do të jetë Sponsor Medial i Festivalit të Teatrove Suharekë, një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore që rikthehet këtë vit në qytetin e Suharekës.
Festivali i Teatrove Suharekë do të mbahet nga 9 deri më 13 shtator 2026, duke sjellë në skenë shfaqje teatrale, aktorë dhe artistë nga Kosova dhe më gjerë.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi, TandemPress do të kontribuojë në promovimin dhe pasqyrimin mediatik të festivalit, duke informuar publikun për programin, shfaqjet, pjesëmarrësit dhe aktivitetet që do të zhvillohen gjatë ditëve të festivalit.
Për TandemPress, mbështetja e kulturës dhe artit është pjesë e rëndësishme e misionit për të promovuar ngjarjet dhe aktivitetet që kanë vlerë për publikun dhe skenën kulturore në Kosovë.
Rikthimi i Festivalit të Teatrove në Suharekë pritet të sjellë atmosferë të veçantë kulturore në qytet, ndërsa publiku do të ketë mundësi të ndjekë një program të pasur me shfaqje dhe aktivitete artistike.
🎭 Festivali i Teatrove Suharekë
📅 9–13 shtator 2026
📍 Suharekë
TandemPress – Sponsor Medial i Festivalit të Teatrove Suharekë.
Bashkë për artin, kulturën dhe teatrin.



