
30 ditë paraburgim i është caktuar si masë nga Gjykata Themelore e Prizrenit, 81 vjeçarit që po dyshohet se ngulfati gruan e tij.
Avokati Xheladin Osmani, që tashmë po përfaqëson të dyshuarin B. D., ka thënë se gjatë ditës së sotme është zhvilluar seanca për caktimin e masës së sigurisë për veprën penale ‘vrasje e rëndë’.“
Gjyqtari i procedurës paraprake ka caktuar masën e paraburgimit për “30 ditë”.
Të dhënat e prokurorisë thonë se bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, i dyshuari, B.D., dyshohet se ka privuar nga jeta gruan e tij, duke ushtruar dhunë fizike, dhe se rasti ka ndodhur brenda shtëpisë.
I dyshuari B.D., ishte ndaluar për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”.
Ndërkaq, sipas sipas evidencave të Policisë, çifti nuk kishte pasur raste të mëhershme të dhunës të raportuara.



