Vrasja e të miturit në Prizren: Në pranga një 17-vjeçar

Një 17-vjeçar është arrestuar si i dyshuar për vdekjen e 14-vjeçarit, i cili mbrëmë u ther me thikë në Prizren.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është identifikuar dhe arrestuar pak më larg vendit të ngjarjes.

Gjatë kontrollit, atij i është gjetur dhe sekuestruar një thikë, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

I dyshuari është ndaluar për 24 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndërsa trupi i 14-vjeçarit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti po hetohet nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren.

Artikuj të tjerë

Back to top button