Pejë: I moshuari raporton në polici nusen e djalit pretendon se ajo kishte ushtruar dhunë psiqike ndaj tij

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje të raportuar në Pejë.

Sipas raportit policor, më 26 gusht rreth orës 01:00, një burrë kosovar ka raportuar se nusja e djalit të tij, e dyshuara kosovare, në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike ndaj tij.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyja palët janë liruar, ndërsa rasti është proceduar në procedurë të rregullt

“Pejë 26.08.2026-01:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se e reja e tij (nusja e djalit) e dyshuara femër kosovare, në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike ndaj tij. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.

Artikuj të tjerë

Back to top button