
Këtë të premte u mbajt protesta e 90-të në Tiranë, e organizuar nga aktivistë dhe qytetarë kundër qeverisë.
Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, prej nga nisën marshimin në drejtim të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Marshimi përfundoi përpara godinës së Kryeministrisë.
Pjesë e kërkesave të tyre janë edhe rrëzimi i klasës politike dhe krijimi i një qeverie teknike.



