Bekim Hoxha transferohet përkohësisht në krye të Agjencisë Pyjore të Kosovës

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njofton se Bekim Hoxha është transferuar përkohësisht për një periudhë njëmujore nga pozita e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Pyjore të Kosovës.

Transferimi është bërë në interes të institucionit dhe për sigurimin e funksionimit të rregullt institucional të Agjencisë Pyjore të Kosovës.
“Vendimi është nxjerrë nga Ministri në detyrë i MBPZhR-së, Armend Muja”, njofton MBPZHR.

Artikuj të tjerë

Back to top button