
Një qytetar ka raportuar në Polici se kishte marrë hua 18 mijë e 50 euro nga një person, me marrëveshjen që borxhin ta kthente brenda një muaji, së bashku me 3 mijë euro shtesë.
Si garanci për huanë, ankuesi kishte lënë veturën e tij, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Sipas tij, i dyshuari nuk ishte lajmëruar me kohë, ndërsa më pas kishte kërkuar 30 mijë euro në total për kthimin e veturës dhe shlyerjen e borxhit.
Rasti ka ndodhur më 13 gusht në rrugën “C” në Prishtinë dhe është duke u hetuar nga Policia



