
Sipas njoftimit të KRU “Prishtina”, gjatë ditës së sotme inspektorët kanë kapur në flagrancë një konsumator në Poklek të Ri, i cili përmes një lidhjeje ilegale përdorte ujin për ujitjen e bahçes dhe pemëve dekorative në hapësirat e banimit kolektiv.
Lidhja ilegale është plombuar nga inspektorët, ndërsa rasti pritet të procedohet në gjykatë.
“Keqpërdoruesit e ujit në Drenas edhe në fundjavë do të përballen me forcën e ligjit
Sot, inspektorët e KRU “Prishtina” në Drenas kanë kapur në flagrancë një konsumator, i cili përmes lidhjes ilegale bënte ujitjen e bahçes dhe pemëve dekorative në hapësirat e banimit kolektiv në Poklek të Ri.
Kyçja ilegale është plombuar dhe rasti shkon në gjykatë”, thuhet në njoftim.



