Mbahet provimi i maturës në Kosovë: 18 kandidatë përjashtohen për shkak të përdorimit të telefonave

Sot është mbajtur Provimi i Maturës Shtetërore në 55 qendra testimi në të gjithë Kosovën.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, gjatë procesit të testimit 18 kandidatë janë përjashtuar nga provimi pasi janë kapur me telefona, duke shkelur rregullat e përcaktuara për administrimin e testit.

Për këtë afat, përmes platformës eKosova kanë aplikuar gjithsej 5,033 kandidatë, ndërsa pas verifikimit janë aprovuar 4,967 aplikime.

Testimi ka nisur në orën 10:00, sipas planifikimit dhe procedurave të përcaktuara nga institucionet përgjegjëse.

Ministria ka bërë të ditur se procesi është zhvilluar në të gjitha qendrat e parapara për mbajtjen e Provimit të Maturës Shtetërore.

Artikuj të tjerë

Back to top button