
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka nënshkruar kontratë për furnizimin dhe instalimin e pajisjeve elektronike ultrasonike për largimin e kafshëve të padëshiruara.
Sipas njoftimit për nënshkrimin e kontratës, dokumenti është përgatitur më 27 gusht 2026, ndërsa prokurimi është zhvilluar si kontratë për furnizim.
Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 3,500 euro, ndërsa financimi bëhet nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës. Kohëzgjatja e kontratës është paraparë të jetë gjashtë muaj.Procedura e përdorur ka qenë “kuotim”, ndërsa kriteri për dhënien e kontratës ka qenë çmimi më i ulët
Kontrata është nënshkruar më 27 gusht me kompaninë “PRO BUILDING” SH.P.K. nga Ferizaj, në vlerë të përgjithshme prej 3,465 euro.Sipas dokumentit, për këtë tender janë pranuar vetëm një ofertë dhe një tender i përgjegjshëm, ndërsa çmimi i ofertës fituese ka qenë 3,465 euro.
Aktiviteti i prokurimit ishte iniciuar më 5 gusht, njoftimi për kontratë ishte publikuar më 6 gusht, ndërsa tenderët ishin hapur më 12 gusht. Njoftimi për dhënien e kontratës është publikuar më 26 gusht.



