
Një grua, së bashku me vajzën e saj të mitur, ka raportuar në Polici se vajza dyshohet se ishte dhunuar nga një person rreth dy javë më parë.
Lidhur me rastin, palët janë intervistuar nga organet kompetente.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Rasti po vazhdon të trajtohet nga Policia dhe Prokuroria, ndërsa hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave janë në vazhdim.



