Sot mblidhet edhe grupi parlamentar i VV-së

Pas marrëveshjes së arritur mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës, sot pritet të mblidhet edhe grupi parlamentar i Vetëvendosjes.

Deputetët e grupit parlamentar të VV-së pritet të zhvillojnë sot një takim, ku një nga çështjet që pritet të diskutohet është pikërisht marrëveshja e arritur për kandidatin konsensual për president.

Kurti dhe Abdixhiku u pajtuan të hënën që profesori dhe ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Bekim Sejdiu, të jetë kandidati i përbashkët i VV-së dhe LDK-së për postin e presidentit.

Artikuj të tjerë

Back to top button