
Tashmë ka nisur edhe protesta e disa prej kryetarëve të komunave të Kosovës para objektit të Qeverisë së Kosovës.
Në protestë po merr pjesë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama si dhe kryetarët e disa komunave të Kosovës.
Një ditë para protestës, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, publikoi një video në Facebook, përmes së cilës u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës dhe kërkoi nga ekzekutivi qendror që të mos ua marrë komunave atë që, sipas tij, u takon.



