
Një vetaksident ka ndodhur sot rreth orës 13:05 në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar për rastin, duke bërë të ditur se në aksident është përfshirë një veturë dhe si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore.
“Sot rreth orës 13:05, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë. Në këtë aksident ishte e involvuar një veturë dhe si pasojë 2 persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, ka deklaruar Rugova


