BallinaZgjedhjet 2025

Abdixhiku s’i ndalë takimet me qytetarë, shkon në Turjakë të Malishevës e merr mbështetje të madhe

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se kanë nisur takimet nga fshati Turjakë i Malishevës, shkruan GazetaDemos.

Ai njoftoi se ka shtruar ftesën për tubimin e madh hapës nacional me datën 11 janar.

“Momentum i mirë, pritje e jashtëzakonshme edhe në vende kur Lidhja kishte vështirësi. Pa dyshim, ringritja e djathtë kombëtare ka marrë formë, ka marr hov. Kulmon me 11 janar e shpërthen si festë më 9 shkurt!”, shkroi Abdixhiku.

Postimi i plotë:

Këtë të diel nisëm takimet në fshatin Turjakë të Malishevës. Mes interesimit të madh e mbështetjes plot entuziazëm – për ta thënë drejtë ndenjë e munguar në shumë vite – shtrova ftesën për 11 janar dhe tubimin e madh hapës nacional!

Momentum i mirë, pritje e jashtëzakonshme edhe në vende kur Lidhja kishte vështirësi. Pa dyshim, ringritja e djathtë kombëtare ka marrë formë, ka marr hov. Kulmon me 11 janar e shpërthen si festë më 9 shkurt

Vazhdojmë sonte në takime tjera nëpër Kosovë!
Ju faleminderit për interesimin.
Ju faleminderit për pritjen.
Ju faleminderit për mbështetjen! ✌️

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button