
Një person është arrestuar në Gjakovë nën dyshimin se në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikike ndaj familjarëve të tij, duke u kërkuar para.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 5 shtator, rreth orës 07:00.
I dyshuari, në momentin e arrestimit, ka qenë në gjendje të dehur.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.



