
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur nëse ka marrë ndonjë informacion lidhur me vendimmarrjen e Gjykatës Speciale për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Kurti ka deklaruar se nuk ka asnjë informacion për këtë çështje.
“Nuk kam asnjë informacion. Dhe këtu jemi për efikasitetin e energjisë, nuk kam asnjë informacion”, ka thënë Kurti.
Deklarata e tij është bërë gjatë një aktiviteti ku tema kryesore ishte efikasiteti i energjisë.



