Ndërhyrjet kardiologjike në rritje: Mbi 3 mijë stenda i’u vendosën pacientëve në QKUK gjate vitit 2025

Mijëra pacientë në Kosovë kanë pasur nevojë për ndërhyrje kardiologjike gjatë vitit 2025, duke nxjerrë në pah përmasat e problemeve kardiovaskulare në vend.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për Kardiokirurgjinë dhe Kardiologjinë Invazive, gjatë vitit 2025 janë regjistruar 3,805 stenta të vendosura.

Në të njëjtën periudhë janë kryer 3,843 koronarografi, ndërsa janë regjistruar edhe 2,658 procedura me stenta.

Në total, në këtë kategori të shërbimeve shëndetësore janë regjistruar 12,561 vizita.

Shifra prej 3,805 stentave të vendosura brenda një viti tregon barrën e konsiderueshme që sëmundjet kardiovaskulare përbëjnë për sistemin shëndetësor dhe pacientët në Kosovë.

Artikuj të tjerë

Back to top button