
Një aksident mes një veture dhe një autoambulance ka ndodhur rreth orës 15:40 në rrugen ‘Sadik Rama’ në Klinë.
Kjo u bë e ditur nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ku tha se 4 persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti.
Rugova njoftoj se të lënduar fillimisht janë dërguar në QKMF- Klinë dhe më pasë janë dërguar në Spitalin e Pejës.
“Sot rreth orës 15:40, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugen ‘Sadik Rama’ në Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara një autoambulancë dhe një veturë, si pasojë e aksidentit katër (4) persona kanë pësuar lendime trupore, të njëjtit janë dërguar fillimisht në QKMF-Klinë, e më pas në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova.


