
Një i rast i rëndë i grabitjes ka ndodhur rreth orës 23:35, në rrugën “Luftëtari”, në Lagjen e Epërme të Rahovecit.
Dy persona të maskuar dhe të armatosur dyshohet se e kanë sulmuar fizikisht pranë shtëpisë së saj dhe, nën kërcënimin e pistoletës, ia kanë grabitur çantën me mijëra euro.
Pas grabitjes, dy personat janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa viktima ka marrë trajtim mjekësor nga ekipi i autoambulancës në vendngjarje.
Të dyshuarit mbeten ende të paidentifikuar, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë.



