Regjistrohen 155 foshnja brenda një jave në Kliniken e Gjinekologjisë në QKUK

Plot 155 foshnja kanë ardhur në jetë brenda një jave në Klinikën e Gjinekologjisë së QKUK-së, sipas raportit javor të SHSKUK-së për periudhën 7–13 shtator.

Nga 155 lindjet e regjistruara, 89 kanë qenë spontane, ndërsa në 66 raste lindja është kryer me prerje cezariane.

Raporti tregon se gjatë kësaj jave kanë ardhur në jetë 82 djem dhe 81 vajza.

Një tjetër e dhënë që bie në sy është numri i lindjeve të shumëfishta. Në Qendrën Gjinekologjike janë regjistruar 7 lindje të binjakëve, ndërsa në një rast kanë lindur trinjakë.

Artikuj të tjerë

Back to top button