
Bekim Sejdiu ka njoftuar se është tërhequr nga kandidatura për President të Kosovës, pasi, sipas tij, nuk ka pasur mbështetjen e nevojshme parlamentare për zgjedhjen e tij.
Sejdiu ka bërë të ditur se emri i tij ishte propozuar si kandidat jopartiak për president nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje, pas një procesi bisedimesh mes dy subjekteve. Ai tha se e kishte pranuar kandidaturën për shkak të situatës së krijuar politike dhe me synimin për të kontribuar në zhbllokimin e ngërçit institucional.
Duke qenë i vetëdijshëm për periudhën e vështirë nëpër të cilën po kalon vendi ynë dhe për rrezikun që kriza institucionale të thellohet, kam pranuar të jem kandidat për President të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Sejdiu.
Megjithatë, ai tha se mungesa e mbështetjes së nevojshme parlamentare dhe devijimi i procesit në përplasje të brendshme politike e kanë shtyrë të marrë vendimin për t’u tërhequr.
“Në rrethanat e krijuara, të karakterizuara nga mungesa e mbështetjes së nevojshme parlamentare për zgjedhjen time si Presidentit dhe nga devijimi i tërë procesit në vorbullën e dinamikave dhe përplasjeve të brendshme politike, kam vendosur të tërhiqem nga kandidatura për President të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.
Sejdiu ka theksuar se për vendimin e tij i ka njoftuar paraprakisht përfaqësuesit e LDK-së dhe Vetëvendosjes.
Ai ka falënderuar për mbështetjen që ka marrë gjatë ditëve të fundit nga kolegët, miqtë, personalitetet publike, shoqëria civile dhe veçanërisht diaspora shqiptare në SHBA.
Në fund, Sejdiu u ka bërë thirrje partive politike që të gjejnë një zgjidhje për krizën institucionale, duke theksuar se Kosova ka nevojë për maturi dhe bashkim, e jo për “drama politike dhe thellim të polarizimit
Sejdiu ka bërë të ditur se emri i tij ishte propozuar si kandidat jopartiak për president nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje, pas një procesi bisedimesh mes dy subjekteve.
Ai tha se e kishte pranuar kandidaturën për shkak të situatës së krijuar politike dhe me synimin për të kontribuar në zhbllokimin e ngërçit institucional
Duke qenë i vetëdijshëm për periudhën e vështirë nëpër të cilën po kalon vendi ynë dhe për rrezikun që kriza institucionale të thellohet, kam pranuar të jem kandidat për President të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Sejdiu.
Megjithatë, ai tha se mungesa e mbështetjes së nevojshme parlamentare dhe devijimi i procesit në përplasje të brendshme politike e kanë shtyrë të marrë vendimin për t’u tërhequr.
“Në rrethanat e krijuara, të karakterizuara nga mungesa e mbështetjes së nevojshme parlamentare për zgjedhjen time si Presidentit dhe nga devijimi i tërë procesit në vorbullën e dinamikave dhe përplasjeve të brendshme politike, kam vendosur të tërhiqem nga kandidatura për President të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.
Sejdiu ka theksuar se për vendimin e tij i ka njoftuar paraprakisht përfaqësuesit e LDK-së dhe Vetëvendosjes.
Ai ka falënderuar për mbështetjen që ka marrë gjatë ditëve të fundit nga kolegët, miqtë, personalitetet publike, shoqëria civile dhe veçanërisht diaspora shqiptare në SHBA.
Në fund, Sejdiu u ka bërë thirrje partive politike që të gjejnë një zgjidhje për krizën institucionale, duke theksuar se Kosova ka nevojë për maturi dhe bashkim, e jo për “drama politike dhe thellim të polarizimit”.



