
Mbrojtja e ish-drejtuesve të UÇK-së ka paralajmëruar se do të apelojë menjëherë vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Në një lidhje direkte për Klan Kosova, gazetari Adriatik Kelmendi bëri të ditur se mbrojtja pritet ta kundërshtojë vendimin, duke e cilësuar atë si një nga verdiktet më të rënda të këtij procesi.
Sipas vendimit të shpallur sot, dënimet janë:
Hashim Thaçi – 25 vjet burgim
Kadri Veseli – 18 vjet burgim
Jakup Krasniqi – 25 vjet burgim
Rexhep Selimi – 13 vjet burgim



