Haradinaj bën thirrje për maturi: “Vendimi dënues ndaj UÇK-së është i papranueshëm. Jo në emrin tim”

Ramush Haradinaj, ish-komandant i UÇK-së, e ka quajtur të papranueshëm vendimin e Gjykatës Speciale që dënuan drejtuesit e UÇK-së me 81 vite burgim.

“Jo në emrin tim,” tha Haradinaj.

Ai mes tjerash bëri thirrje për maturi nga qytetarët e Kosovës dhe shqiptarët për të mos dëmtuar “pronë të Kosovës.”

“Të dashur qytetarë e shqiptarë kudo që jeni. Vendimi i sotëm për udhëheqësit të UÇK-së “në emër të popullit të Kosovës” është i papranueshëm. Është i padrejtë. UÇK-ja bëri luftë të drejtë çlirimtare. Beteja për drejtësi duhet të vazhdojë. Kjo betejë duhet fitohet në shkallën e dytë. Jo në emër tim e as në emër të popullit të Kosovës, vendim dënues për UÇK-në. Shqiptarë kudo që jemi, Kosovën ta ruajmë, se dhamë jetë për të, e s’kemi vend tjetër. E dëmtojmë Kosovën dhe i ndihmojmë armiqt nëse dëmtojmë pronën e Kosovës nëse e shkatërrojmë Kosovën në çfarëdo mënyre. Do t’i mundemi armiqt në shkallë të dytë,” tha ai.

Artikuj të tjerë

Back to top button