Policia ndalon veturën në Jarinjë, sekuestron 5 thika dhe materiale nacionaliste

Policia e Kosovës ka raportuar se zyrtarët kufitarë, gjatë kontrolleve të shtuara për parandalimin e aktiviteteve të kundërligjshme ndërkufitare, kanë ndaluar për kontroll të dytë një automjet me targa të Serbisë në Pikën e Kalimit Kufitar në Jarinjë.


Sipas Policisë, në automjet ndodheshin dy persona, ndërsa gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar pesë thika, dy prej të cilave taktike/luftarake, një kamerë GoPro me mbajtës, dy pajisje multifunksionale dhe një flamur i Serbisë.


Po ashtu, janë gjetur dy maica me simbole dhe mbishkrime nacionaliste, përfshirë “Freedom or Death”, “Defend Europe since – 1312” dhe “Regrut”, si dhe një vulë me katër shkronja “S” dhe mbishkrimin “Udruzenje Ljubitelja Srednjvekovnih Borilackih Sportova, Sremski Karlovci”.

Gjatë kontrollit është sekuestruar edhe një kartë identiteti.
Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, Policia ka bërë të ditur se është iniciuar rasti “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve”.
Dy personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje

Artikuj të tjerë

Back to top button