
Studentët do të protestojnë nesër kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.
Protesta do të nisë në orën 11:30 nga Qendra e Studentëve, ndërsa në orën 12:00 janë paralajmëruar fjalime në shesh nga organizatat studentore.
Sipas organizatorëve, në protestë pritet të marrin pjesë mbi 300 studentë, ndërsa ata presin që numri i pjesëmarrësve të rritet gjatë marshimit drejt sheshit.



