
Togeri Faruk Muqolli është një prej zyrtarëve policorë që dihet publikisht se neglizhuan punën e tyre në kuadër të rastit të Arlinda Zekaj.
Madje Muqolli ishte pikërisht zyrtari policor që i tha Arlindës se është lodhur dhe s’e ka për obligim të merret me të dhe rastin e saj.
Ai shkoi edhe më tutje duke i thënë se “tani duhet të të dorëzojmë në shtëpi”.
E pikërisht ky zyrtarë policorë është vetëm njëri prej atyre që në fakt e çuan Arlindën drejt vdekjes, drejt vrasjes nga kunati i saj, Albert Sylaj pas raportimeve të vazhdueshme për dhunë psikike, fizike dhe kërcënime nga ish-bashkëshorti Jeton Sylaj dhe të tjerët.
E togeri Faruk Muqolli është lajmëruar pak më parë.
Ai ka ndërhyrë në profilin e tij në Facebook, duke fshehur të dhënat që deri sot i mbante publike dhe me krenari.
Ai ka larguar edhe informacionet se është Toger në Polici të Kosovës. Mbuloi fotografinë e tij personale, fshiu postimet e shumta dhe vendosi vetëm një fotografi të zezë.
Kjo fotografi e zezë dhe krejt e pakuptimtë u vendos pas vrasjes mizore të Arlinda Zekaj dhe publikimit të thuajse të gjitha detajeve shokuese për dështimin e policisë në Pejë, Prokurorisë dhe Qendrës për Punë Sociale e gjyqësorit atje.


