Nxënësit e shkollave të mesme të qytetit të Skenderajit protestojnë nesër në mbrojtje të UÇK-së

Skenderaj është qyteti i radhës që do të protestojë ndaj aktgjykimit dënues të ish-krerëve të UÇK-së.

Protesta është paralajmëruar nga nxënësit e shkollave të mesme dhe do të mbahet nesër, duke filluar nga ora 12:00, në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.

Ndërkohë, protesta të ngjashme po zhvillohen çdo ditë në kryeqytet, ndërsa mobilizimit i është bashkuar edhe diaspora shqiptare, përmes protestave në Gjermani, Zvicër, Kanada dhe vende të tjera.

“Kosova po Pret” – Liri për çlirimtarët”

Artikuj të tjerë

Back to top button