
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka filluar seanca gjyqësore ndaj Fatmir Muslijit dhe Brahim Xhemajlit.
Të dy të akuzuarit po përballen me aktakuzë për krim të organizuar, në një rast që lidhet me trafikimin e rreth 40 kilogramëve narkotikë.
Seanca e sotme pritet të sjellë zhvillime të reja në procesin gjyqësor, ndërsa të akuzuarit do të përballen me pretendimet e Prokurorisë lidhur me veprat për të cilat akuzohen.
Të akuzuarit prezumohen të pafajshëm deri në vërtetimin e fajësisë me vendim të formës së prerë.



